Kushtet e Përdorimit

Kushtet e Përdorimit

Në fuqi nga data 2 maj, 2020

Kushtet e Përdorimit (në vijim shkurt “Kushtet”) vendosin rregulla për mënyrën e përdorimit të kësaj faqeje interneti onlinealarmkur.com (në vijim shkurt “Faqja”). Jeni të lutur ta lexoni me vëmendje informacionin e mëposhtëm për të kuptuar funksionimin në praktikë të rregullave tona për përdorimin e faqes nga ana juaj. Ne mund t’i ndryshojmë Kushtet në çdo kohë. Ne mund t’ju njoftojmë për ndryshimin e Kushteve përmes mjeteve të komunikimit që ekzistojnë. Ju rekomandojmë të kontrolloni faqen kohë pas kohe për të parë versionin aktual të Kushteve duke e krahasuar me versionet e mëparshme.

1. Politikat e Privatësisë

Politikat tona të Privatësisë ndodhen në një faqe të posaçme. Politikat tona të Privatësisë shpjegojnë sesi ne trajtojmë të dhënat që kanë të bejnë me ju. Duhet ta kuptoni se duke përdorur Faqen tuaj ju pranoni se trajtimi i atij informacioni bëhet në përputhje me Politikat e Privatësisë.

2. Shërbimet

Faqja ju mundëson të vendosni alarm, matës kohe dhe të aktivizoni ndalim-shikimin (“shërbimet”).

Ju nuk do t’i përdorni shërbimet për qëllime të paligjshme.

3. Shërbimet e Palëve të Treta

Faqja mund të përfshijë lidhje me faqe të tjera, aplikacione dhe platforma (në vijim “Faqet e Lidhura”).

Ne nuk kemi kontroll mbi Faqet e Lidhura dhe nuk mbajmë përgjegjësi për përmbajtjen e as për materialet e tjera të tyre. Ne thjesht ua vëmë në dispozicion që t’ju mundësojmë dhënien dhe funksionimin e shërbimeve në Faqe.

4. Përdorimet e Ndaluara dhe Pronësia Intelektuale

Ne ju japim licencë të patransferueshme, jo ekskluzive dhe të anullueshme për t’u futur në Faqe dhe për ta përdorur vetëm nga një pajisje, në përputhje me Kushtet.

Ju nuk duhet ta përdorni faqen për qëllime të paligjshme ose të ndaluara. Ju nuk mund ta përdorni Faqen në mënyra të atilla që e çaktivizojnë, dëmtojnë ose ndërhyjnë në Faqe.

Përmbajtja që paraqitet në Faqe përfshin tekste, kode, skica, logo, pamje, përzierje, softuere që përdoren në faqe (kudo këtu "Përmbajtja"). Përmbajtja është në pronësinë tonë ose të kontraktorëve tanë dhe mbrohet nga ligjet për pronësinë intelekuale. Ju pranoni se do të përdorni të gjithë njoftimet dhe kufizimet e të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera pronësore që ndodhen në Përmbajtje dhe ndaloheni të ndryshoni Përmbajtjen.

Ju nuk mund të publikoni, kaloni, ndryshoni, reverse engineer, merrni pjesë në transferimin, ose krijoni dhe shisni nënprodukte ose të përdorni në mënyra të tjera Përmbajtjen. E drejta për Faqen nuk ju jep të drejtë të përdorni në mënyrë të paligjshme e të palejueshme Përmbajtjen dhe në veçanti ju nuk mund të ndryshoni të drejtat pronësore ose njoftimet e Përmbajtjes. Ju duhet ta përdorni Përmbajtjen vetëm për nevojat tuaja personale e jo tregtare. Ne nuk ju japim licencë për të drejtat e pronësisë intelektuale nëqoftëse nuk nuk lejohet në këtë klauzolë.

5. Materialet Tona

Duke postuar, ngarkuar, hedhur, dhënë ose paraqitur Përmbajtjen tuaj, ju na jepni të drejtën të përdorim Përmbajtjen tuaj në lidhje me kryerjen e veprimtarisë suaj duke përfshirë, ndër të tjera, të drejtat për të transmetuar, shfaqur publikisht, shpërndarë, demonstruar publikisht, kopjuar, riprodhuar dhe përkthyer Përbajtjen tuaj dhe publikuar emrin tuaj në lidhje me Përmbajtjen tuaj.

Përdorimi i Përmbajtjes suaj kryhet pa pagesë. Ne nuk kemi asnjë detyrim të publikojmë apo ta gëzojmë medoemos ndonjë Përmbajtje që mund të na dërgoni dhe mund ta fshijmë Përmbajtjen tuaj në çdo kohë.

Duke postuar, ngarkuar, hedhur, dhënë ose paraqitur Përmbajten tuaj ju deklaroni dhe garantoni se keni pronësi mbi të gjitha të drejtat e Përmbajtjes suaj.

6. Mosmbajtja e Disa Përgjegjësive

Informacioni që ndodhet në Faqe mund të ketë gabime ortografike ose pasaktësi. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për ato pasaktësi ose gabime.

Ne nuk bëjmë deklarime për disponueshmërinë, saktësinë, besueshmërinë, përshtatshmërinë dhe kohëzgjatjen e Përmbajtjes dhe shërbimeve të disponueshme në Faqe. Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, të tilla Përmbajtje e shërbime jepen në bazë të parimit “ashtu siç janë”. Ne deklarojmë se nuk japim garanci apo kushte për Përmbajtjen dhe shërbimet, përfshirë garanci për tregtueshmërinë, përshtatshmërinë dhe përputhshmërinë për një qëllim të caktuar.

Përsa lejon ligji i zbatueshëm, në asnjë rast ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëme të drejtpërdrejta, të tërthorta, të rastësishme, të veçanta, të ndëshkueshme, duke përfshirë, ndër të tjera, dëmet nga humbja e gëzimit të sendit, të të dhënave ose fitimit, në lidhje me gëzimin e të drejtave ose ekzekutimin e Përmbajtjes në kontekstin e pamundësisë ose vonesës në gëzimin e Përmbajtjes ose shërbimeve të saj ose për çdo Përmbajtje të Faqes ose që rrjedh sidoqoftë nga gëzimi i Përmbajtjes ose nga përgjegjësia kontraktore ose jashtëkontraktore ose çdo shkak tjetër.

Nëse për ndonjë rast ndalohet përjashtimi ose kufizimi i përgjegjësisë për dëmet, shkakësore ose rastësore, përjashtimi ose kufizimi i përgjegjësisë nuk do të zbatohet as në rastin tuaj.

7. Dëmshpërblimi

Ju pranoni të na mbroni e të na çlironi nga përgjegjësia ne, drejtuesit tanë, drejtorët, punonjësit, agjentët, dhe palët e treta për çdo kosto, humbje, shpenzime (përfshirë tarifat e avokatëve), përgjegjësitë që lidhen ose dalin nga gëzimi ose pamundësia e gëzimit të Përmbajtjes ose shëribimeve dhe produkteve të saj, shkelja prej jush e Kushteve ose e çdo të drejte të palëve të treta ose e ligjit të zbatueshëm. Ne kemi të drejtë të marrim mbrojtje ekskluzive dhe ju do të bashkëpunoni për të realizuar mbrojtjen.

8. Përfundimi dhe Kufizimi i Aksesit

Ne mund të përfundojmë aksesin tuaj në Faqe dhe shërbimet e lidhura me të ose ndonjë pjesë të saj, në çdo kohë, pa ju njoftuar.

9. Të Ndryshme

Kushtet rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Republikës së Turqisë, duke përjashtuar rregullat e konfliktit të ligjeve.

Gjuha zyrtare e Kushteve dhe çdo komunikimi dhe dokumenti në lidhje me Kushtet, nëse nuk specifikohet ndryshe, do të jetë anglishtja. Nëse kryhen përkthime të tyre për qëllime referimi, vetëm origjinali në anglisht do të jetë i efektshëm në një kontrate dhe përkthimet e tilla nuk do të kenë asnjë efekt.

Asnjë ndërmarrje e përbashkët, partneritet, punësim ose marrëdhënie agjencie nuk do të nënkuptohet ndërmjet jush dhe nesh si rezultat i Kushteve ose përdorimit të Faqes.

Asgjë në përmbajtjen e Kushteve nuk do të përbëjë heqje dorë nga e drejta jonë për t’u pajtuar me shkresat ose kërkesat e qeverisë, gjykatës, policisë dhe organet e zbatimit të ligjit në lidhje me gëzimin tuaj të Faqes.

Nëse ndonjë pjesë e Kushteve përcaktohet të jetë e pavlefshme ose e pazbatueshme në përputhje me ligjin në fuqi, atëherë klauzolat e pavlefshme ose të pazbatueshme do të konsiderohen të zëvendësuara nga klauzolat e vlefshme dhe të zbatueshme dhe do të jenë të ngjashme me versionin origjinal të Kushteve dhe pjesët dhe seksionet e tjera të Kushteve do të jenë të zbatueshme për ju dhe ne.

Kushtet përbëjnë të gjithë marrëveshjen midis jush dhe nesh në lidhje me gëzimin e Faqes dhe Kushtet shfuqizojnë të gjitha komunikimet dhe ofertat paraprake, qofshin elektronike, me gojë ose me shkrim, midis jush dhe nesh.

Ne dhe bashkëpunëtorët tanë nuk do të jemi përgjegjës për ndonjë dështim ose vonesë në përmbushjen e detyrimeve të saj, kur dështimi ose vonesa rezulton nga ndonjë shkak përtej kontrollit tonë të arsyeshëm, përfshirë dështimet teknike, fatkeqësitë natyrore, bllokimet, embargot, trazirat, aktet, rregullatorët, legjislacioni, etj. ose urdhëra qeveritarë, akte terroriste, luftë ose ndonjë forcë tjetër jashtë kontrollit tonë.

Në rast të polemikave, kërkesave, pretendimeve, mosmarrëveshjeve ose shkaqeve të veprimit midis nesh dhe jush në lidhje me Faqen ose çështje të tjera të lidhura me të, ose me Kushtet, ju dhe ne biem dakord të përpiqemi t’i zgjidhim këto polemika, kërkesa, pretendime, mosmarrëveshje, ose shkaqe veprimi me anë të negociatave në mirëbesim dhe në rast se dështojmë të arrijmë në një negociim të tillë, ekskluzivisht përmes gjykatave të vendit ku është vendosur ndërmarrja jonë.

10. Ankesa

Ne jemi të angazhuar të zgjidhim çdo ankesë në lidhje me Kushtet. Nëse dëshironi të bëni një ankesë në lidhje me Kushtet ose praktikat tona në lidhje me të dhënat tuaja personale, jeni të lutur të na kontaktoni në burakozdemir {@} protonmail (.) ch

Ne do t'i përgjigjemi ankesës tuaj sa më shpejt të mundemi dhe në çdo rast, brenda 30 ditëve. Ne shpresojmë të zgjidhim çdo ankesë të sjellë në vëmendjen tonë, megjithatë, nëse mendoni se ankesa juaj nuk është zgjidhur në mënyrën e duhur, ju keni të drejtën të kontaktoni autoritetin tuaj lokal të mbrojtjes.

Informacione mbi Kontaktin

Ne mirëpresim komentet ose pyetjet tuaja mbi Kushtet. Ju mund të na kontaktoni duke na shkruar në adresën burakozdemir {@} protonmail (.) ch